Lirohuni nga sinoziti në pak minuta, me uthull molle dhe limon

Janë të shumtë njerëzit që kanë probleme të vazhdueshme me sinozitin. Shpesh, situata rëndohet dhe mund të zgjasë deri në 8 javë. Përgjithësisht, sinoziti shoqërohet me procese inflamatore të gradës së parë o të dytë. Në çdo rast mukozat e irrituara, si pasojë, fryhen duke shkaktuar ‘paralizë’ të frymëmarrjes përmes hundëve. Myku, në këto raste bëhet terreni më i përshtatshëm për bakteret dhe pikërisht në këtë moment zhvillohen infeksionet.

Simptomat më të zakonshme janë dhembja e kokës, kolla, temperaturë, lodhje, vështirësi në frymëmarrje…Çfarë të bëni në këto raste?Sigurisht që këshilla më e saktë është të drejtoheni te mjeku por edhe në këtë rast ka disa ndërhyrje natyrale që lehtësojnë gjendjen.

Uthulla e mollës (1/4 e filxhanit) me një lugë mjalt, një limon, ujë dhe pak spec djegës janë përbërësit që ju duhen.

Vendosni një filxhan ujë për të zierë pashkë me lëngun e gjysmë limoni të prerë në copa. Lëreni për 5 minuta dhe shtoni mjaltin, specin e grirë, me uthullën e mollës. Të gjithë këta përbërës do t’iu forcojnë sistemin imunitar. Duhet ta pini jo shumë të ngrohtë.


Shtuar 22.03.2022 10:27