Klanet përçajnë PSG-në, prapaskenat në klubin e madh francez

PSG vlon çdo ditë, sidomos tani që janë eliminuar nga Champions League. Kur nuk ka rezultate, edhe problemet dalin në sipërfaqe. Goditjen më të rëndë ka dha Real Madrid, kurse më pas e shfrytëzoi momentin edhe Monaco.

Në dhomat e zhveshjes dhe në fushën stërvitore e të ndeshjeve nuk ka harmoni. Madje madje ka përçarje të madhe, klane të lojtarëve latinë dhe atyre europianë. Dy klanet drejtojnë gishtin për të treguar kush e ka fajin.

Në gjithë këtë situatë nuk ka një dorë të fortë për ta bashkuar skuadrën. As te lojtarët nuk ka një lider dhe kjo sjell veç anarki. Gazetari Daniel Riolo tha për RMC:

“PSG nuk është më një klub. Ka një thyerje në dhomën e zhveshjes, me shumë lojtarë që nuk flasin mes tyre. Nuk ka më një objektiv të përbashkët. Trajneri nuk është më aty. Presidenti nuk flet fare, ecin sipas rrjedhes…”.

Për të kuptuar çfarë ndodh te PSG mjafton shembulli Achraf Hakimi, i cili kur pëson ndonjë faull nuk shikon asnjë shok skuadre t’i shkojë pranë, kurse për Neymar grumbullohet rreth tij gjysma e skuadrës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.03.2022 08:10