“Masakër e pakuptimtë”, Papa u kërkon liderëve t’i japin fund luftës në Ukrainë

Papa Françesku përdori bekimin dhe fjalimin e tij të së dielës në qytetin e Vatikanit për të thënë se konflikti në Ukrainë ishte një “masakër e pakuptimtë” e pajustifikuar dhe u bëri thirrje liderëve të ndalojnë “këtë luftë të neveritshme”.

“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet”, u tha Papa mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakër dhe mizori”, shtoi ai.