Vidhet transformatori , fshati në Vlorë kthehet në “shkretëtirë”

Fshati Oshtimë në Vlorë ka mbetur i gjithi pa ujë, pasi gjatë natës është vjedhur transformatori i ujësjellësit.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës.

Një gjë e tillë në zonën e njësisë administrative Novoselë është kthyer në një problem, pasi është transformatori i tretë që vidhet brenda pak kohe. /albeu.com