Endri Çekiçi humbet penallti në ndeshjen e titullit (VIDEO)

Endri Çekiçi ka qenë i pafat ditën e sotme, teksa ka humbur një 11-metërsh, në minutën e 73-të, në përballje ndaj Celje, e cila ishte dhe një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Padyshim që merita i shkon portierit mik Rozman, i cili arriti të kuptonte krahun duke ndalur gjuajtjen e pogradecarit. Miqtë udhëheqin me rezultatin 0-1, falë golit të Lotriç në minutën e 9-të.

Me këtë ketë rezultat, diferenca e skuadrës së Olimpia Ljubljana me vendin e dytë që mbahet nga Celje ngushtohet në 2 pikë, duke rihapur kështu kampionatin dhe duke vënë në rrezik titullin kampion.

Në rast se skuadra e Çekiçit do të arrinte të triumfonte, atëherë diferenca me ndjekësit do të shkonte në +8 pikë.


Shtuar 13.06.2020 17:45