Tri makinave u është vënë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Laçit.
Arsyet e kësaj ngjarjeje janë ende mister.
Ato ndodheshin pranë një banke në qytet.
Ndërhyrja e zjarrfikësve megjithatë nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjërin nga mjetet, por ka ndaluar djegien e të tjerave që ndodheshin pranë tyre.
Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë dhe më pas dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.