Pushtimi rus i Ukrainës, 222 persona janë vrarë në Kiev nga fillimi i luftës

Administrata e qytetit të Kievit ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të vrarëve në kryeqytet është 222.

Këtu përfshihen 60 civilë dhe katër fëmijë.

Kryeqyteti u godit nga sulmet e mëngjesit të sotëm, me një person të vrarë dhe ndërtesa të dëmtuara.

Rusia e kishte parë Kievin si objektivin e saj kryesor – duke shpresuar të rrëzonte qeverinë aktuale dhe të instalonte një version kukull – por forcat e saj janë bllokuar nga problemet logjistike dhe mbrojtja e ashpër nga ukrainasit.