Pa ndjenja në momentin e aksidentit, Emiliano Sala u helmua nga monoksidi i karbonit

Emiliano Sala humbi jetën në janar 2019, teksa ishte në një fluturim nga Nantes drejt Cardiffit me një avion të vogël, i cili u rrëzua në Kanalin Anglez.

Pas disa vitesh hetime dhe një javë gjyqi, Gjykata e Bournemouth ka dhënë vendimin e saj për shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Përveç humbjes së kontrollit të pilotit, gjetjet tregojnë praninë e monoksidit të karbonit, një gaz pa erë dhe helmues, në kabinë. Sala dhe piloti David Ibbotson, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë, nuk kishin asnjë shans për të mbijetuar. Përveç kësaj, aeroplani, pasi kishte pësuar dështime strukturore, dhe ishte prishur gjatë fluturimit përpara se të godiste detin me një shpejtësi prej 435 km/orë, tregon L’Equipe. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2022 11:02