Ylli i Juventusit tregon ndryshimin mes futbollit italian dhe atij anglez

Aaron Ramsey tregon se në futbolli italian është më i vështirë taktikisht se sa ai anglez. Uellsiani u transferua në Serie-A verën e shkuar nga Arsenali si lojtar i lirë.

Mesfushori foli për eksperienën e tij të parë në kampionatin italian ku ndër të tjera thotë: “Është ndryshe nga ajo çfarë jam mësuar. Taktikat këtu në Itali janë shumë të vështira. Në Angli ke më shumë hapësira për të sulmuar. Këtu në Serinë A duhet të jesh shumë i kujdesshëm” përfundoi Ramsey.

Sot mesfushori uellsian kthehet në aksion me Juventusin e tij në sfidën gjysëmfinale të kthimit në kupën e Italisë kundër Milanit.


Shtuar 12.06.2020 15:51