Ndryshim total në pamje, si dukej Hekuran Billa 14 vite pas krimit që kreu në Angli (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e kaluar në Tiranë u ekzekutua me armë zjarri një shtetas i identifikuar si Hekuran Billa, 40-vjec.

Billa nuk ishte i panjohur për policinë, pasi mbi të rëndonte një dënim i përjetshëm i akuzuar për vrasjen e një të riu shqiptar në Angli, vite më parë.

Sic mund t’a shihni në fotot e bashkëngjitur lajmit, viktima kishte ndryshuar shumë në pamje duke humbur shumë kilogramë, duke të krijuar përshtypjen e një personi tjetër.

Por kjo nuk i ka shpëtuar jetën, pasi u ekzekutua me 11 plumba nga një automatik M5, armë e gjetur e shkrumbuar në një makinë në dalje të Tiranës. /albeu.com/


Shtuar 12.06.2020 15:47