Një makinë e parkuar në zonën e Ali Demit në Tiranë është përfshirë nga flakët duke alarmuar banorët e zonës.
Mësohet se makina është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga flakët ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjësit e shërbimit të zjarrëfikëses.
Ende nuk bëhet me dije se cili qe shkaku i zjarrit në makinë, ndërkohë pòlicia mendon se ka qenë a aksidentale.
Njoftimi i policisë:
Me datë 12.06.2020, rreth orës 15:30, në rrugën Ali Demi, ka marrë flakë në pjesën e motorrit një mjet i parkuar.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Shërbimet e Pòlicisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.
