Manchester United është mposhtur në shtëpi ndaj Atletico Madrid me rezultatin 0-1.
Pjesa e parë ka qënë aktive ku të dyja ekipet kanë patur disa raste konkrete. I pari që provoi ishte djaloshi Elanga por rezultoi i pafat në atë goditje me kokë. Më vonë ishte De Gea protagonist pas një goditje të rrezikshme nga De Paul.
Ekipet provuan disa herë por konkret u tregua Atletico Madrid ku në minutën e 41-të francezi Griezmann dërgoi një top për te Lodi i cili e çoi topin në rrjetë.
Pjesa e dytë nisi përsëri furishëm për Djajtë e Kuq me Elanga i cili nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Rastet ishin të shumta me United që përpiqej të gjente golin e barazimit. Kështu, Simeone kalon në fazën tjetër të Champions League dhe do të presë kundërshtarin e radhës në shorteun që do të hidhet.
Ajaxi nga ana tjetër është befasuar në shtëpi ndaj portugezëve të Benficës.
Një lojë e vakët ku Ajax tentoi disa herë por pa rezultat. Holandezët qarkulluan shumë topin por nuk arritën dot të depërtonin mbrojtjen e ekipit portugez.
Befasia vjen në minutën e 77-të ku një goditje e lirë nga Grimaldo ka harkuar mrekullisht topin në kokën e Nunez i cili e dërgoi mjeshtërisht topin në rrjetë.
Atletico Madrid dhe Benfica janë dy ekipet të cilat prenë një biletë për në fazën tjetër./ h.ll/albeu.com