Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës Ruse të Futbollit për heqjen e sanksioneve që UEFA vendosi ndaj klubeve dhe sportisteve ruse në garat evropiane.
Në këtë mënyrë CAS i ka dhënë një tjetër goditje Rusisë, pasi kjo e fundit vazhdon akoma sulmet e saj ndaj Ukrainës.
“Vendimi i kontestuar mbetet në fuqi “, thuhet në shënimin e UEFA-s, dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse mbeten të pezulluara për aq kohë sa nuk do të merret vendim tjetër.”
Sa u përket sanksioneve të FIFA-s (e ka pezulluar Rusinë nga të gjitha garat), CAS bën të ditur se vendimi do të merret brenda “brenda javës”./ h.ll/albeu.com