“Shpresoj se nuk donin të më lëndonin”, fjalët rrëqethëse të 9 vjeçares pasi humbi krahun gjatë luftës

Kirurgëve në Kiev iu desh të amputonin krahun e një vajze nëntëvjeçare për t’i shpëtuar jetën pasi ajo u qëllua duke u larguar nga shtëpia e saj.

Vajza, e njohur vetëm Sasha, po shërohet në spital. Ajo po ikte nga luftimet në periferi të Kievit, Hostomel, me babanë, nënën dhe motrën e saj javën e kaluar kur makina e familjes u godit nga plumbat.

Babai i saj u vra dhe tre të tjerët u arratisën në rrugë para se të strehoheshin në një bodrum.

Nga shtrati i saj në spital, Sasha kishte theksuar: “Nuk e di pse më qëlluan rusët. Shpresoj se ishte një aksident dhe se ata nuk kishin për qëllim të më lëndonin.

Mjeku Vladislav Gorbovec, zbuloi se gangrena ishte përhapur dhe ai mori vendimin për të amputuar krahun e saj të majtë mbi bërryl, ndryshe Sasha do të kishte vdekur.

Ndryshe Sasha është vetëm një nga fëmijët që pësuan lëndime të tmerrshme në betejën për Kievin.


Shtuar 15.03.2022 14:36