Ndërron jetë një tjetër person nga koronavirusi në vend (VIDEO)

Një 59-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë te spitali Infektiv.

Pacienti prej 6 ditësh ishte në terapi intensive, ndërsa kishte edhe sëmundje të tjera.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi.

Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, bëri me dije ministria.


Shtuar 11.06.2020 09:06