Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “bisedimet e vështira” me Rusinë po vazhdojnë, ndërsa takimi online ka nisur prej orësh.
“Bisedimet e vështira vazhdojnë. Të gjithë presin lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë për rezultatin”, tha Zelensky në një video-mesazh.
Zelensky do të fliste me Këshillin e Evropës më herët të hënën, por nuk foli.
Negociatori kryesor nga pala ukrainase në bisedimet me Rusinë tha se sesioni i katërt po mbahet virtualisht, Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev.
Kujtojmë se, bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.
Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, postoi një foto nga bisedimet në Tëitter.
“Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre të specifikuara. Komunikimi po mbahet por është i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes janë sisteme shumë të ndryshme politike. Ukraina është një dialog i lirë brenda shoqërisë dhe një konsensus i detyrueshëm. Rusia është një shtypje ultimatum e shoqërisë së saj”, tha ai./albeu.com