Keni shpenzuar shumë me zbardhjen e dhëmbëve te dentisti? Atëherë, ndoshta do të bini rehat nga shpenzimet e tepërta për një proces që duhet përsëritur shpesh.
Në shtëpi kemi plot produkte që mund të na ndihmojnë të kemi një buzëqeshje të bukur. Zgjidhni njërën nga këto më poshtë:
Xhenxhefil, kripë dhe limon. Si ta përdorni: Grini një pjesë të vogël xhenxhefili. Merrni 1/4 lugë çaji me kripë dhe shtojeni në të. Shfrydhni lëngun e një fete limoni dhe përziheni mirë. Aplikojeni atë me një furçë dhëmbësh.
Gjethe mente dhe vaj kokosi. Grini gjethet dhe shtojini në vaj kokosi. Përziheni mirë dhe aplikoheni përzierjen në dhëmbë me një furçë dhëmbësh. Mos përdorni shumë mente, 3 deri 5 gjethe janë më se të mjaftueshme.
Pluhur kakao dhe ujë ose vaj kokosi. Përzieni pluhurin e kakaos me vajin e kokosit ose ujin dhe më pas i shtoni pak kolinos. Lyeni dhëmbët dhe i shpëlani pas disa minutash.