Anëtarët e një grupi anarkist kanë zaptuar vilën e oligarkut rus Oleg Deripaska, në mes të Londrës.
Rrjeti i Veprimit Anarkist thotë se ata po pushtojnë rezidencën në sheshin Belgrave në shenjë proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe për të treguar “solidaritet” me popullin e Ukrainës dhe qytetarët rusë “të cilët kurrë nuk ranë dakord për këtë çmenduri”.
Grupi thotë se prona do të shërbejë si “mbështetje për refugjatët, për njerëzit e Ukrainës dhe njerëzit e të gjitha kombeve dhe etnive”.
Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar shtoi Deripaska, një industrialist me lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, në listën e njerëzve që ka sanksionuar. Deripaska është sanksionuar në SHBA që nga prilli 2018./albeu.com