Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, njoftoi të dielën, më 13 mars, se ka rezultuar pozitiv për koronaviurs. Ai tha se ndihej mirë dhe vetëm kishte gërvishtje të fytit.
“Kam pasur gërvishtje të fytit për disa ditë, por jam mirë”, tha Obama në llogarinë e tij në Twitter.
Ai po ashtu tha se është i lumtur që ai dhe bashkëshortja e tij Michelle janë të vaksinuar edhe me dozën përforcuese kundër koronavirusit.
“Ajo ka dalë negative për koronavirus”, tha Obama duke iu referuar ish-zonjës së Parë, Michelle Obama.
Ai ftoi amerikanët që të vaksinohen kundër sëmundjes COVID-19./REL
I just tested positive for COVID. I’ve had a scratchy throat for a couple days, but am feeling fine otherwise. Michelle and I are grateful to be vaccinated and boosted, and she has tested negative.
It’s a reminder to get vaccinated if you haven’t already, even as cases go down.
— Barack Obama (@BarackObama) March 13, 2022