Basha gjendet ditën e sotme në Tropojë, e cila konsiderohet një bastion i sigurt i PD-së ku ka zhvilluar takim elektoral.
Kryedemokrati është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij të cilët e kanë shoqëruar me daulle dhe me thirrjet “Rama ik”.
“Në 25 prill votimet do të jenë më të rëndësishme të këtij vendi. Shpresën, besimin e ndjej kudo. Nëse doni që ky vend të ecë përpara, të marrin vëmendjen investimet që meritojnë të gjithë bashkë të votojmë nr.9,” tha Basha.