Shqipëria në protestë, Rama bën njoftimin e rendësishëm për çmimet (FOTO LAJM)

Pas protestës masive të ditës së sotme kundër rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se do të jetë live para shqiptarëve në orën 15:00, për të prezantuar paketën e re të çmimeve të pas-luftën në Ukrainë.

Më herët, kryeministri tha se e kishin gati këtë paketë.

“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare“, shkruante Rama mëngjesin e sotëm në Facebook.

Qytetarët protestuan sot para Kryeministrisë në Tiranë si edhe në qytete të tjera të vendit kundër rritjes së çmimeve. Kjo është dita e katërt e protestave, ndërkohë që gjatë tre ditëve të para është bërë e mundur ulja deri diku e çmimit të karburanteve. Krahas këtyre të fundit Shqipëria po përballet me shtrenjtim të çmimit të ushqimeve.

Ndërkohë, Bordi i Menaxhimit ka vendosur sot që çmimi i naftës dhe benzinës të jetë 217 lekë/ litri deri në 15 mars, ndërsa gazi 93 lekë/ litri.

Ky është një çmim relativisht më i ulët krahasuaar me atë të disa ditëve më parë, megjithatë duket të jetë larg atij nën 200 lekë që ishte para rritjes së madhe që pësoi para një jave.

Shpjegimi i importuesve ka qenë se çmimi u rit për shkak të shtrenjtimit në bursë duke bërë që edhe në Shqipëri një litër naftë të kërcente në pak ditë nga 195 lekë/ litri në 265 lekë/ litri.

Aktualisht, çmi i karburateve në bursë është mesatarisht 110 dollar një barrelë, ngjashëm me çmimin kur karburantet këtu ishin 190-195 lekë/ litri. Prandaj, nevojitet që çmimi të ulet edhe më tej, të paktën për të kapur të njëjtat nivele me një javë më parë./albeu.com/


Shtuar 12.03.2022 14:33