KQZ thirrje PS-së dhe PD-së: Hiqni banderolat dhe posterat nga godinat publike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar mëngjesin e sotëm një letër Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Letra konsiston në posterat të vendosur në gadinat publike, teksa vetë KQZ u kërkon këtyre partive t’i heqin ato.

Rasti i parë është afishimi nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij.

Ndërsa Partia Socialiste materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur në Bashkinë e Gjirokastrës.

“Duke marrë shkas nga fakti i bërë publik i afishimit të dy materialeve propagandistike elektorale, në Bashkinë Gjirokastër, ju kërkojmë të merren masa të menjëhershme për heqjen e tyre”, thuhet në kërkesën e KQZ drejtuar PS-së.

Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.04.2021 08:30