OFL i dërgoi sot letrën, kush është “Sulioti” që i bëri atentat Inez Hajrullës

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë katër personazheve të dënuar apo të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale siç janë vrasja apo gjobvënia.

Pasurinë brenda 48 orësh duhet ta deklarojnë Igli Memaj dhe Nelson Hysa.

Memaj, i njohur edhe si “Sulioti” është një personazh i njohur në Vlorë dhe policia dyshon se ka marrë pjesë në disa atentate, njëri prej të cilit ishte ai i vitit të shkuar ndaj Inez Hajrullës në zonën e “Lungomares” në Vlorë.

Në atë atentat të organizuar mirë, Hajrull arriti të shpëtojë edhe në sajë të reagimit me armë ndaj tre personave që e qëlluan me breshëri automatiku duke mos i shkaktuar asnjë dëmtim. Nga atentati mbeti i plagosur ndërkohë një kalimtar.

Memaj u ekstradua në Shqipëri në janar të këtij viti me kërkesë të palës shqiptare me argumentin se kishte marrë pjesë në këtë atentat ndaj Inez Hajrullës.

Bashke me të, policia ka shpallur në kërkim edhe shtatë persona të tjerë.


Shtuar 10.06.2020 10:01