Qytetarët po protestojnë këtë mbrëmje thuajse në të gjithë Shqipërinë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës. Në Tiranë përpara kryeministrisë, në Korçë, Lushnjë, Sarandë, e deri tek bllokimi i Rrugës së Kombit qytetarët nuk kanë ndërmend të ndalen.
Ajo çka bie në sy janë pankartat që ato mbajnë në duar. Në disa prej tyre shkruhet se problemi i qeverisë është si të vjedhë lekët e radhës.
Një tjetër shkruan se SHBA dhe BE duhet të ndihmojnë Shqipërinë kundër regjimit të Edi Ramës. Më poshtë sjellim disa prej pankartave “pikante” që qytetarët mbajnë në duar para kryeministrisë.