Ford Mustang, makina sportive më e shitur më 2020

Për dy ditë, më 17 prill, Ford Mustang do të shënojë 57-vjetorin e themelimit dhe si dhuratë për kompaninë, është lajmi se kjo veturë sërish ishte më e shitura në botë sa u përket atyre sportive.

Mustang gjatë vitit 2020, në gjithë botën u shit në 80.577 njësi, që i bie se mbuloi 15.1 për qind të gjithë kërkesës për vetura sportive në botë.

Vetëm në SHBA janë shitur 61.090 vetura Mustang.

Ky model i Fordit ishte popullor edhe në Evropë. Në Hungari u shënua rritje e shitjes së tij për 68.8 për qind, në Holandë për 38.5 për qind dhe në Danimarkë për 12.5 për qind.


Shtuar 17.04.2021 20:09