Kryeministri Edi Rama është shprehur se njësoj siç qeveria shqiptare ka përballuar pasojat e pandemisë së Covid-19, ashtu edhe do të përballen me krizën energjitike dhe pasojat e luftës në Ukrainë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë edhe një video nga përpjekjet e qeverisë për luftën ndaj pandemisë.
“MIRËMËNGJES ���
dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”, është shprehur Rama./albeu.com/