I ka lënë pas “inatet” me Ramën? Përgjigjet Meta

Pas takimit plot buzëqeshje ditën e sotme me Kryeministrin Edi Rama, Meta është pyetur nga gazetarët nëse i ka lënë pas “inatet” me këtë të fundit.

Presidenti ka theksuar se në takim ishte për Integrimin, per te cilin ka bere e do te beje gjithcka ne menyre qe te arrihet te anetaresimi i vendit ne BE.

“Ishim për integrimin dhe unë jam gjithmonë i disponueshëm për t’ju përgjigjur cdo ftesë e cdo angazhimi e kam bërë dhe do bej cdo gjë që vendi të mos e humbasë kohën që ka shpërdoruar në këto dy dekada.

E përsëris ne ishim në një vijë me Kroacinë dhe shumë para Malit të Zi e Serbisë që u përfshinë pas Shqipërisë, sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë e kanë humbur besimin e seriozitetin e realizimit të standardeve.

Duhet të tregojmë përgjegjshmëri e të rikthejmë shpresën te ata që jetojnë këtu dhe që kanë ikur”- tha Meta.


Shtuar 9.06.2020 11:06