LSI depoziton nismë ligjore, Vasili: Të pezullohet deri në fund të vitit taksa e qarkullimit dhe e karbonit (FOTO LAJM)

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot në Kuvend nismën ligjore për uljen e çmimit të karburanteve.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili, i cili thekson se me anë të kësaj nisme LSI kërkon të pezullohet deri në fund të vitit taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit.

“Kam paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë Nismë ligjore për uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti)

Kam kërkuar pezullimin e pagesës së Taksës se Qarkullimit dhe Taksës se Karbonit.

Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne këto momente kritike.

Kuvendi duhet të miratojë menjehëre ketë Nismë Ligjore në të mire të qytetarëve dhe familjeve e bizneseve shqiptare.

Qytetaret duhen ndihmuar e mbështetur sot”, shkruan Vasili.

Kujtojmë se gjatë orëve të fundit çmimi i karburantit ka kapur nivele rekord në vendin tonë. Sakaq, kryeministri Edi Rama ka kujtuar se jemi të ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe se duhet kurajo për t’i përballuar./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 14:47