Rebelohet Shkodra, bllokojnë rrugët kundër rritjes së çmimeve

Shkodra ka qenë qyteti i parë që ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve.

Gjatë ditës së sotme, një grup qytetarësh shkodranë, kanë bllokuar për disa minuta rrugën në drejtim të Lezhës dhe Tiranës në shenjë proteste për shtrenjtimin e karburanteve dhe ushqimeve.

“Priotesto! Buka, vaji, karburantet janë rritur” shkruanin ata në disa kuti kartoni të vendosura në mënyrë simbolike në rrugë duke dnërprerë për disa minuta lëvizjen e makinave.

Kujtojmë se vendi po përballet me një rritje të lartë të çmimeve, ku aktualisht çmimi i naftës ka shkuar në 270 lekë për litër, rritja më e madhe kjo prej shumë vitesh.

Sa i përket ushqimeve, ato janë shtrenjtuar me gati 7% vetëm gjatë muajit të shkuar sipas INSTAT, ndërsa pritet që rritja të jetë më e lartë në mars./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 13:47