Legjenda e Arsenal-it, Arsene Wenger beson se ylli i Liverpoolit, Fabinho mashtroi për të përjashtuar Alexis Sanchez të Interit.
Interi mundi të kuqtë 1-0 në Anfield në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, por djemtë e Jurgen Klopp ishin ata që u kualifikuan në çerekfinale pasi fituan 2-0 në ndeshjen e parë në San Siro. Nerazzurrët shënuan golin e fitores në minutën e 61-të me golin fantastik të Lautaro Martinez pasi Sanchez, i cili luajti nën drejtimin e Wengerit te “Topçinjtë”, dha asist.
Por, ish-asi i Manchester United u përjashtua nga fusha vetëm dy minuta më vonë për kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Fabinhos.
Dhe Wenger beson se mesfushori i Liverpool-it “e bëri më shumë” për të nxjerrë ish-yllin e tij të Arsenalit nga fusha.
Francezi tha për “beIN SPORTS”: “Kufiri midis mashtrimit dhe të qenit i zgjuar.
“Ai po mashtronte, e bëri më shumë. Ndoshta ka pasur dhimbje, është prekur nga Sanchez. Nuk mund të thuash se ishte krejtësisht e rreme.
“Ndoshta mund të ngrihej më shpejt. Është një nga ato faullet, kur është një nga ndeshjet e tua thua se është e zgjuar, kur je plotësisht neutral siç supozohet të jemi, mund të thuash se ai mund të kishte bërë më pak.
“Ai nuk donte ta dëmtonte, ai kapi fillimisht topin.”
Megjithatë, Wenger pranon se Liverpool e meritonte të kualifikohej pasi ata bënë një paraqitje mbresëlënëse pavarësisht humbjes së tyre.
Megjithatë, 72-vjeçari beson se arbitri “e vrau lojën” me atë karton të kuq ndaj Sanchez.
Wenger shtoi: “Arbitri e vrau lojën në momentin e gabuar. Mund të ishte interesante të shihje 25 minutat e fundit me 11 kundër 11.
“Në përgjithësi Liverpool e meritonte të kualifikohej, edhe sot ata goditën tre herë shtyllën. Por unë nuk jam dakord me vendimin e arbitrit. Ai vrau interesin e lojës”, u shpreh tekniku legjendar./ h.ll/albeu.com