Belinda Balluku “leksion” shqiptarëve: Filloni ecni më këmbë që të kursejmë naftën

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur se shqiptarët duhet të fillojnë të ecin në këmbë, për të kursyer naftën.

Komentet Balluku i bëri gjatë një konference për shtyp, ku tha se nuk mund të hiqet taksa e naftës, pasi ajo do të paguhet më pas tek Drejtoria e Transportit në formën e taksës së karbonit.

“Nuk do të ketë kufizime. Por ajo që duhet pasur parasysh është që çmimi është një hall shumë i madh. Sot po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare, nuk po e ndjen familjari.

Prandaj po diskutojmë si të ulim çmimin e naftës, ka dhe një mundësi tjetër. Të konsumojmë më pak naftë, të mos dalim me makinë për të blerë cigare apo bukë tek cepi i rrugës, por të ecim në këmbë.

Kështu ndodh kur rriten çmimet duke qenë se është produkt që tregtohet nga privatët. Nëse e heq taksën nga nafta, do ta paguani tek DPSHTRR, pasi është taksa e karbonit dhe e qarkullimit.

Duhet kursyer nafta, por nuk duhet të ketë kufizime”, tha Balluku./albeu.com/