Kriza energjitike, Mickoski jep direktivat: Qeveria e Maqedonisë të pranojë propozimin e VMRO-së për ulje të akcizës për 50%

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se Qeveria duhet menjëherë të heqë dorë nga gjysma e akcizës për derivatet e naftës.

Mickoski thotë se qeveria duhet të pranojë propozimin e VMRO-DPMNE-së për uljen e akcizës për 50 për qind.

Ai shton se duhet të ulet TVSH për ushqimet dhe nga 5 % të bëhet 0 %, ndërsa për TVSH-në e energjisë elektrike, ai kërkon që të qëndrojë e pandryshuar.

Komentet kryeopozitari i Maqedonisë së veriut i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale.

“43% e çmimit të benzinës paraqet detyrim ndaj shtetit për çdo litër karburant. Të ulet TVSH-ja për ushqimet. Në vend të taksës 5 për qind për ushqimet, të bëhet zero për qind dhe kërkojmë që së paku taksa për ngrohje të ulet në zero, TVSH-ja e energjisë elektrike të mbetet në të njëjtin nivel, 5 për qind deri në fund të vitit. Dhe shumë me rëndësi, rritja e pagave në sektorin publik përmes harmonizimit të koeficientit në raport me fuqinë punëtore përmes kontratave tashmë të arritura kolektive. Ka para në buxhet, le të mos vjedhin, le të ndalojnë shpenzimet joproduktive, prokurimet për pijata të arit, le të kontrollohen shpenzimet publike”, ka shkruar Mickoski./albeu.com/