Kryeministri Edi Rama është shprehur se zyrtarisht ndodhemi në Luftën e Tretë Botërore.
Komentin Rama e bëri gjatë fjalës së tij për masat e reja energjitike, pas rritjes së çmimeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.
Rama tha se duhet të marrim përsipër një pjesë të barrës së luftës në Ukrainë, pasi kemi zgjedhur që të jemi pro-Perëndimit, në këtë konflikt, sipas tij botëror, që sapo ka nisur.
Rama paralajëmroi se vështirësistë mund të rriten në të ardhmen dhe uroi që të mos shkohet deri te kërcënimi i jetëve të shqiptarëve./albeu.com/