Berisha mori Shkodrën, Jul Deda: Shpullë ndaj Ramës dhe shkelm ndaj Lul Bravës

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia ka fituar me rezultat të bindshëm në Shkodër, në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën ditën e djeshme (6 mars 2022).

Pas fitores së kandidatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar aktori i humorit Julian Deda i cili kaherë ka qenë mbështetës i ish-liderit demokrat

Ai shkruan se fitorja e Bardh Spahisë ka qenë një shpullë turinjve për kryeministrin Edi Rama dhe një shkelm për kreun demokrat Lulzim Basha.

“Shkodra asht dashni dhe meriton respekt.

Shkodranet nuk votuan thjesht per Kandidatin e preferuar, ata i futen nje shpulle turinjve Edi Rames, pushtetit te tij te korruptuar dhe te inkriminuar. Shkodranet i futen nje shkelm bytheve Lul braves, mashtrimeve, hileve dhe te gjitha skemave te tij per te shkaterruar opozitarizmin ne kete vend.

Shkodra asht molla e ndalueme e batakçinjve dhe pazarxhinjve, qe kerkojne te bejne llogarite e veta ne kurriz te lirise. Harrojeni, shkodranet nuk ju lejojne.

Falemnders Shkoder, t’du fort…!”, shkruan Deda./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 16:54