Tentativat e Rusisë për rritjen e influencës politike në rajon janë të shumta, si dhe shpesh herë të suksesshme. Bullgaria është e varur nga gazi rus, por është gjithashtu një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Zvarritja e hendekut midis Moskës dhe Brukselit e ka vendosur vendin në një moçal të politikës së jashtme prandaj Bullgaria është midis dy krahëve. Ashtu si vendet e tjera, edhe Bullgaria është kundër këtyre tentativave dhe ndërhyrjeve ruse në vend, duke vepruar në ekspozimin dhe duke bërë të mundur dështimin e operacioneve ruse në Bullgari.
Bullgaria rregullisht ka ekspozuar gjatë viteve të fundit, agjentët e shërbimit sekret rus, ndërkohë që mediat ruse nuk kanë hezituar të kundërvihen ndaj këtyre veprimeve, duke recituar formulën e spiunazh-manisë të nxitur nga “politikat rusofobe” dhe fajësuar bullgarët për mosmirënjohje historike.
Zyra e prokurorit bullgar ka njoftuar pak javë më parë, se kishte zbuluar një rrjet spiunimi rus që përfshin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe shërbimeve të saj të inteligjencës, pas një operacioni të gjerë policor dhe të kundër-inteligjencës në Sofje. Pesë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes u arrestuan dhe një person u la i lirë pasi ra dakord të bashkëpunonte me hetimin. Spiunët e dyshuar besohet të kenë pasur sukses në transmetimin e informacioneve të rëndësishme që ndikojnë në sigurinë e Bullgarisë, BE, NATO dhe Shteteve të Bashkuara. Prokurorët thanë se grupi përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.
Si provë, prokuroria tregoi regjistrimet telefonike të shtypit dhe videot e vizitave në ambasadën ruse. Në video demonstrohet se si rrjeti i spiunazhit rus kryente misionet e tij në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje. Një grua me xhaketë të bardhë shkon në ambasadën ruse, dhe shihet duke biseduar me dikë, ndërsa brenda godinës, kamera e sigurisë kap një burrë duke numëruar paratë në tryezën e punës, që mendohet se ishin shpërblimi për spiunazhin. Gruaja e arrestuar ka dyshtetësi, atë bullgare dhe atë ruse, dhe shërbente si ndërmjetëse me ambasadë. Gjithashtu, ajo ishte gruaja e kreut të këtij rrjeti spiunazhi, i cili mendohet se është një ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë.
Fakte dhe prova te shumta qe dëshmojnë shumë qartë detyrat sekrete që zbuluesit rus u kishin ngarkuar burimeve të tyre, me fokus konkret vjedhjen e sekreteve të NATO-s dhe aleatëve:
- Objektivat, planet për zhvillim, personeli dhe financimi i qendrës së koordinimit të NATO-s në Varna;
- Plan-objektivat e operacioneve të NATO-s në rajone të ndryshme; Vendime të komiteteve të ndryshme të NATO-s, si dhe informacione nga agjencia e informacionit të NATO-s;
- Politikat e NATO-s dhe BE-së kundrejt Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës;
- Marrëveshje dhe programe bashkëpunimi të Bullgarisë me partnerët e saj e dhe tema diskutimesh mes tyre; asistenca financiare;
- Aktiviteti i shërbimeve të inteligjencës së Bullgarisë si dhe institucionet e tjera te qeverise
- Informacione mbi sektorë të mbrojtjes të Ambasadave te vendeve perendimore e ose të dhëna të tjera rreth programeve investimi, riparime, pajisje, etj.
Ambasada ruse në Sofje ështe gjendur e papergatitur nga ky skandal pasi nuk eshte profesionalizem te kapesh “ me presh ne duar “ duke vjedhur ne nje vend mik. Veprimet jo poprofesionale te agjenteve rus ku kapen ne flagrance duke kryer veprimtari spiunazhi kane demtuar rende imazhin e dikurshem te sherbimit te ushtrise ruse. Dikur te kujdesshem, me veprime te fshehta ndersa sot shfaqen si amatore dhe kapen ne flagrance jo vetem ne Bullgari, Itali, Austri. Në deklaratën për shtyp, ambasadorja ruse në Bullgari dënoi përpjekjet për të “demonizuar” Moskën derisa një gjykatë të japë një vendim mbi çështjen: “Ne presim që spekulimet rreth përfshirjes së pretenduar të Rusisë në punën e shërbimeve sekrete kundër interesave të Bullgarisë do të ndalen derisa të ketë një vendim nga gjykata”.
Si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet Ruso-Bullgare?
Ky nuk është skandali i parë i spiunimit midis dy kombeve në vitet e fundit. Midis tetorit 2019 dhe fundit të vitit 2020, pesë diplomat rus dhe një asistent teknik në ambasadën ruse u dëbuan nga Bullgaria. Pavarësisht nga anëtarësimi në BE dhe NATO si dhe tentativave ruse, qeveritë bullgare të çdo lidhje politike zakonisht mbajnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Duhet theksuar që, ky zbulim i papritur nga Bullgaria erdhi pak para zgjedhjeve parlamentare në Bullgari që u zhvilluan në 4 Prill, me një parti të hapur pro-ruse që garoi për herë të parë dhe nuk mori rezultatet që priteshin.
Aktivitetet e spiunazhit të Rusisë, paralelisht me tentativat për vrasje, gjerësisht të demaskuara gjatë viteve të fundit në vende europiane, janë tregues i synimeve të vërteta që qëndrojnë pas gjoja përpjekjeve të Rusisë për partneritet të sinqertë me vendet e tjera. Bullgaria konsiderohet si “mike” e afert me Kremlinin dhe keto veprime ilegale vleresohen nga ekspertet gjeopolitike si “ shkelje te renda te sovranitetit territorial te bullgarise”. Ky eshte modeli putinian ku as miqte nuk kursehen nga veprimet armiqesore edhe pse te deshtuara e te ekspozuara nga autoritetet bullgare. Nga ana tjetër, këto aktivitete dhe operacionet jashtë kufijve të Rusisë janë një mekanizëm që janë shfrytëzuar nga Putin, me qëllim për të kompensuar rënien e fuqisë së pushtetit të tij në plan të brendshëm, si rezultat i pakënaqësisë sociale në vend dhe financave të dëmtuara nga sanksionet.
Përgatiti: Armela Toska