Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Greqi, ku 4 anëtarë të një familjeje shqiptare janë gjetur të vrarë në banesën e tyre. Sipas mediave greke kanë humbur jetën një fëmijë i quajtur Edi, 3 vjeç, Aliu 2 vjeç, Maria 28 vjeç dhe Armando Kloci, pak më i madh. Ata janë gjetur nga fëmija i madh, 12 vjeç, dhe autori i kësaj ngjarjeje ka qenë pronari i shtëpisë ku familja shqiptare banonte. Pronari grek vrau familjen për qiranë e banesës. Ai tashmë është arrestuar nga policia.
Por si ndodhi ngjarja?
4 anëtarët e familjes shqiptare janë gjetur të vdekur nga fëmija i madh i familjes. Ai ka dalë në rrugë me vëllain e vogël të vrarë në krahë duke kërkuar ndihmë. Nga hetimet e para, dyshimet ishin se babai kishte “shuar” familjen e tij dhe më pas veten, por më vonë, ky skenar u rrëzua pasi trupat e dy bashkëshortëve janë gjetur në oborr dhe pranë tyre nuk është gjetur asnjë armë. Kjo tregoi se katër anëtarët e familjes, ishin viktima të një vrasjeje nga një person tjetër dhe dyshime ishin se autor mund të kishte ish-bashkëshorti i 28-vjeçares Maria. Edhe ky skenar ra poshtë pasi nga hetimet rezultoi se ata i kishte masakruar pronari i shtëpisë ku banonin.
Motivi i vrasjes dhe tentativa e zhdukjes së kufomave
Policia greke ka nisur hetimit për motivet dhe rrethanat për krimin e rëndë të ndodhur në Andravidë.
Krimi duket se është i paramenduar pasi autori 61 vjeçar kishte menduar të zhdukte gjurmët e familjes së vrarë, ndaj kishte nisur të ngarkonte kufomat në rimorkio për t’i transportuar. Por duket se nuk ka arritur që ta kryejë planin e tij të sëmurë, pasi diçka e ka trembur. Foshnja u gjet e pajetë në krevat fëmijësh.
Sipas informacioneve, familja shqiptare nuk i kishte paguar qiranë 61 vjeçarit grek. Gjurmët e 61 vjeçarit kishin humbur në mënyrë misterioze që prej pasdites së mërkurës, kur u zbulua tragjedia. Pas një aksioni të koordinuar të policisë greke, autori i shpallur në kërkim është arrestuar në Patra.
Sipas medias greke patraneës policia me anë të një aksioni jashtë banesës së 61-vjeçarit në Andravidë kishte vënë re qarkullimin e tij pranë kësaj zone. Siç rezultoi më vonë 61-vjeçari kishte kaluar pranë shtëpisë së tij dhe më pas ishte larguar. Pak pas mesnatës së premtes, ai u gjet duke ecur në rrugën Perimetrike të Patrës në lartësinë e stadiumit Pampeloponnisia ku ishte vendosur një bllokadë, ku policia e ndaloi dhe më pas e arrestoi pa asnjë rezistencë.
Dëshmia e autorit
Autori i krimit makabër ka rrëfyer se si masakroi familjen shqiptare për qiranë e banesës. Ai ka thënë se si vrau fillimisht Klodianin dhe bashkëshorten e tij dhe më pas dy fëmijët e çiftit.
Ai i tha policisë se familja shqiptare nuk i kishte dhënë qiranë, por mediat greke raportojnë se ai donte ta nxirrte familjen shqiptare nga shtëpia e tij pasi kishte gjetur qiraxhinj të tjerë me një çmim më të lartë.
Vrau prindërit, mbyti dy fëmijët
Mjekësia ligjore ka zbuluar edhe shkakun e vdekjes së katër pjesëtareve të familjes shqiptare. Shefja e shërbimit mjeko-ligjor të Patrës, Angeliki Tsiola, “ trupi i babait 32-vjeçar dhe trupi i nënës 37-vjeçare kishin lëndime në kokë nga një goditje nga afër me armë zjarri”
Lidhur me dy fëmijët, përkatësisht tre dhe dy vjeç, Tsiola tha se “shkaku i vdekjes së të dyve është asfiksia nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes”./albeu.com