SHBA ngre në qiell bombarduesit “B-52”, ata fluturojnë ngjitur me Ukrainën

Bombarduesit “B-52 Stratofortress” fluturuan mbi krahun lindor të NATO-s të premten.

Siç raporton CNN, fluturimi i tyre ishte ushtrim me ushtritë gjermane dhe rumune në shenjë uniteti ndërsa pushtimi rus i Ukrainës hyn në fundjavën e dytë.

Bombarduesit më të mëdhenj strategjikë në Forcën Ajrore të SHBA u ngritën nga “RAF Fairford”, një stacion i Forcave Ajrore Mbretërore në Angli, dhe kryen mbështetje të ngushtë ajrore dhe trajnime të misionit të integrimit, sipas një deklarate nga Forcat Ajrore të SHBA në Evropë.

Aeroplanët B-52 më pas fluturuan për në Rumani, ku ata kryen trajnime më të afërta të mbështetjes ajrore si pjesë e misioneve të grupit të punës bombardues (BTF).

Fluturimi mbi hapësirën ajrore rumune i vendosi bombarduesit pikërisht në skajin e vendeve të NATO-s, ngjitur me hapësirën ajrore të Ukrainës, ku forcat ajrore ruse po përpiqen të vendosin epërsinë ajrore.

“Rrotullimet e BTF na japin një mundësi kritike për t’u integruar dhe trajnuar me aleatët dhe partnerët tanë, veçanërisht gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Forcave Ajrore në Afrikë dhe Komandës Ajrore Aleate të NATO-s.

“Trajnimi së bashku siguron që fuqia mbrojtëse e NATO-s të mbetet e pakrahasueshme”, tha ai.


Shtuar 5.03.2022 09:11