Ushtria ukrainase deklaroi se ka vrarë deri më tani rreth 9 000 ushtarë rusë që prej fillimit të luftës një javë më parë, ndërsa theksohet se janë shkatërruar mbi 1 mijë mjete të blinduara dhe 217 tanke.
Ukrainasit janë duke bërë edhe një luftë tjetër ndaj rusëve krahas asaj në terren dhe diplomacisë, e cila ka të bëjë me shpërndarjen në rrjetet sociale të dëmeve që kanë pësuar rusët gjatë këtyre ditëve atje.
Foto nga tanke të shkatërruar apo ushtarë të vrarë gjenden kudo tani online, si një formë e luftës psikologjike të ukrainasve për të thyer moralin e rusëve dhe detyruar nënat e ushtarëve në Rusi që të thërrasin bijtë e tyre mbrapsht.
Sëfundmi, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka shpërndarë disa foto nga beteja e djeshme për qytetin e Chernihiv në veri të Kievit ku janë shkatërruar disa tanke ruse, ndërkohë që shkruajnë: Ja si duket një tank rus pa kokë.