Zelensky mesazh rusëve: Përgatituni për të paguar gjithçka keni bërë kundër nesh

Pas një jave bombardime në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky vijon me mesazhet e tij të shpeshta në rrjete sociale.

Në një mesazh të fundit, ai zotohet se vendi do të rindërtohet dhe thotë se Rusia do të mësojë për “reparacionet”.

“Edhe nëse shkatërroni të gjitha katedralet dhe kishat tona të Ukrainës, nuk do të shkatërroni besimin tonë, besimin tonë të sinqertë në Ukrainë dhe Zot, besimin te njerëzit.Ne do të rindërtojmë çdo shtëpi, çdo rrugë dhe çdo qytet. Dhe ne po i themi Rusisë – mësoni fjalët “reparacione” dhe “kontribute”. Ju do të na paguani plotësisht për atë që keni bërë kundër shtetit tonë, kundër çdo ukrainasi tonë.”, tha ai./albeu.com

Shtuar 3.03.2022 11:22