SHBA nuk ndalet, goditet mbrojtja ruse

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se do të ndërmarrë sanksione të reja ndaj Rusisë.

Sanksionet shtesë do të synojnë 22 etitete që lidhen me mbrojtjen ruse.

“Subjektet që do të sanksionohen përfshijnë kompanitë që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake këmbësorie, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme të luftës elektronike,” tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit.

“Nëse mbështetja e Lukashenkos për luftën vazhdon, pasojat për regjimin e tij do të përshkallëzohen”, shtoi Blinken duke etiketuar edhe Bjellorusinë./albeu.com/