Tirana ka marrë një tjetër fitore, këtë herë kundër Teutës me rezultatin 2-0 dhe çon në 9 pikë diferencën me Laçin për momentin. Taulant Seferi ishte ai që ndëshkoi dy herë skuadrën kampione në fuqi.
Fillimisht në minutën e 17-të, pas një gabimi të portierit Dema. Pas një ore lojë ai shënoi edhe të dytin, ndërkohë që në pjesën e parë portieri Bekaj i mohoi golin e barazimit Teutës.
Në “Air Albania” pati festival golash. Partizani mposhti 5-0 Kukësin. Kallaku e zhbllokoi ndeshjen me një penallti të kontestuar, kurse Skuka dyfishoi për pesë minuta (41’).
Demat” u kthyen të motivuar nga dhomat e zhveshjes dhe Stenio Junior iu realizoi edhe një gol tjetër. Partizani nuk u ndal me kaq, pas Gresild Lika plotësoi “pokerin”, kurse Herald Marku me një goditje dënimi shënoi golin e pestë. Derbi i së shtunës pritet të jetë zjarr. / h.ll/albeu.com