Pushtimi i Ukrainës, Rusia jep shifrat e para për viktimat

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dhënë shifrat e para për viktimat e pësuara gjatë pushtimit të Ukrainës.

Sipas raporteve të mediave ruse, thuhet se 498 ushtarë rusë janë vrarë dhe 1,597 janë plagosur deri më tani.

Pretendimi është dukshëm më i vogël se vlerësimi i Ukrainës për viktimat ruse, Kievi pretendon se ka vrarë 5,840 trupa ruse.

Rusia ka pohuar gjithashtu se më shumë se 2,870 anëtarë të shërbimit ukrainas janë vrarë dhe rreth 3,700 janë plagosur. Kievi nuk ka dhënë asnjë shifër.

BBC nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur as pretendimet ruse apo ukrainase, por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha.

Më herët shërbimet e urgjencës të Ukrainës thanë se më shumë se 2,000 civilë dhe 10 personel të shërbimeve të urgjencës ishin vrarë deri më tani.


Shtuar 2.03.2022 18:17