Formati i ri i Champions, UEFA mblidhet të premten, këto janë disa nga ndryshimet

Komiteti i konkurrencës së UEFA -së do të mblidhet të premten për të miratuar formatin e ri për Ligën e Kampionëve që do të jetë në fuqi nga 2024 deri në 2027.

Ndryshimet e propozuara në formatin e garës duhet të ratifikohen gjatë kongresit të së martës.

Siç ka raportuar MARCA, numri i skuadrave pjesëmarrëse është vendosur të rritet nga 32 në 36 skuadra.

Gjithsej 100 ndeshje në një sezon

Fituesi eventual i Ligës së Kampionëve do të duhet të luajë 17 ndeshje në formatin e ri të stilit zviceran. Në total do të shtohet numri i ndeshjeve.

Ndihma për klubet më të vogla

Sistemi i ri do të jetë i dobishëm për ekipet më pak në famë që garojnë në Ligën e Kampionëve dhe me sa duket do t’i ndihmojë ato të luftojnë për trofeun.

Format i ri

Secila skuadër do të luajë 10 ndeshje në formatin e ri, duke luajtur pesë ndeshje në shtëpi dhe pesë jashtë, kundër kundërshtarëve me forca të ndryshme. Sigurisht, jo çdo ekip do të përballet me njëri-tjetrin dhe kjo mund të shkaktojë pakënaqësi.

Tabela

Në vend që të ndahen në grupe me nga katër klube, klubet do të ndahen në katër vazo bazuar në pozicionet e tyre në ligat e tyre të brendshme. Në Ligën e Kampionëve, ata do të renditen në një tabelë nga vendi i parë 1 deri në vendin e 36-të. Aty do të lëvizin poshtë-lartë siç bëjnë në renditjet në kampionatin vendas.


Shtuar 16.04.2021 16:14