Sanksionet e ashpra nga BE, Putin bën lëvizjen e papritur dhe kërkon ndihmë nga ky vend

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe pas sanksioneve të Perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës. Gjatë një bisede telefonike me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Zëvendëskomandantit Suprem të Forcave të Armatosura Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Putin ka kërkuar koordinim midis dy vendeve në interes të ruajtjes së stabilitetit në tregun botëror të energjisë.

Një bisedë telefonike u zhvillua midis Presidentit Vladimir Putin dhe Princit të Kurorës së Abu Dhabit, “Zëvendëskomandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

U shqyrtuan çështjet aktuale të bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe Emirateve të Bashkuara. U theksua synimi për vazhdimin e koordinimit midis dy vendeve në interes të ruajtjes së stabilitetit në tregun botëror të energjisë. U diskutua gjithashtu situata rreth Ukrainës. Vladimir Putin përcolli në mënyrë të detajuar arsyet, qëllimet dhe objektivat e operacionit special ushtarak rus për mbrojtjen e Donbasit.

Nga ana e tij, Mohammed bin Zayed Al Nahyan konstatoi të drejtën e Rusisë për të garantuar sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse.


Shtuar 1.03.2022 16:06