Të paktën 10 persona u vranë dhe 20 u plagosën pas një sulmi me raketa në sheshin qendror të qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv.
Dhjetëra të tjera u shpëtuan nga nën rrënoja, raporton BBC.
Këto të dhëna vijnë nga Shbërbimi Shtetëror i Emergjencave.
Kujtojmë se zyrat e administratës u goditën mëngjesin e sotëm nga Rusia, me raketa.
Pas kësaj ngjarjeje, reagimet kanë qenë të forta. Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se është një krim lufte, pasi rusët me qëllim kanë shënjestruar civilë./albeu.com