UEFA hap hetim për Interin, gjithçka prej rregullave të “FFP”

“Inter Media and Communication”, shoqëria ku derdhen të ardhurat nga media dhe sponsorët e klubit zikaltër, ka lëshuar një përditësim të dokumenteve mbi rezultatet e 6-mujorit të dytë të vitit të kaluar, bilanc që u mbyll në 31 dhjetor 2021.

Në dokument lexohet se UEFA ka vendosur që të hapë një procedurë disiplinore në lidhje me Fair Play Financiar në dëm të Interit.

Kjo ka ndodhur sepse klubi nuk ka arritur  rezultatet që kishte raportuar më parë dhe “fajtor” për këtë bëhet pandemia e covid-19.

Seanca e dëgjimit në lidhje me këtë procedim do të mbahet në mars në Nion, përpara Zyrës së Kontrollit Financiar të klubeve të UEFA-s./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.02.2022 22:05

Tags: , ,