Biden qetëson amerikanët: Nuk keni pse shqetësoheni për luftën bërthamore

Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos shqetësohet për luftën bërthamore.

Thirrje e tij vjen pasi Rusia vendosi forcat e saj parandaluese bërthamore në gatishmëri të lartë.

Vendet e Perëndimit e dënuan vendimin e Putinit njëzëri. Më herët, SHBA tha se nuk do të rriste nivelet e veta të alarmit bërthamor.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të dielën kalimin në një regjim të veçantë të shërbimit të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë.

Urdhri i liderit rus erdhi për shkak të atyre që ai i quan se deklarata agresive nga Perëndimi, pasi ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov.

Kujtojmë se Rusia është e izoluar thuajse tërësisht nga sanksionet e Perëndimit, pas vendimit të saj për të pushtuar Ukrainën./albeu.com/