Lufta në Ukrainë, mitropoliti i Kievit i gjen “binjakun” Putinit

Teksa lufta mes Rusisë e Ukrainës është në ditën e saj të pestë, reagimet kundër presidentit rus Vladimir Putin kanë qenë të shumta.

Më i fundit ka qenë reagimi i mitropolitit të Kievit, i cili e ka krahasuar Putinin me diktatorin gjerman Adolf Hitler.

“Nuk është vetëm Ukraina ajo që është në rrezik, por e gjithë bota po rrezikohet”, tha mitropoliti i Kievit për sulmet ruse në Ukrainë.

Ai shton se në figurën e Putin sheh ligësi dhe mizori dhe bën thirrje për rezistencë, apsi sipas tij, çdo orë e saj e afron Ukrainën me fitoren.

Pjesë nga mesazhi i mitropolitit:

“Të dashur vëllezër dhe motra!

Ukraina e përballon këtë goditje të furishme jo vetëm falë një ushtrie të trajnuar mirë, udhëheqjes së duhur dhe ndihmës së aleatëve. Arsyeja kryesore është shpirti i pathyeshëm i kombit tonë. Fryma e dashurisë për atdheun, për lirinë. Kjo frymë dashurie dhe e së vërtetës , që është në krahun tonë, dëshmon se me ndihmën e Zotit do të arrijmë fitoren.

Çdo orë e rezistencës ndaj agresionit na afron më shumë me fitoren.

Presidenti rus urdhëroi dje një rritje të nivelit të gatishmërisë së armëve bërthamor. Jo vetëm Ukraina, e gjithë bota është në rrezik. Fryma e antikrishtit vepron në udhëheqësin e Rusisë, shenjat e të cilave Shkrimet na zbulojnë: krenaria, përkushtimi ndaj së keqes, mizoria, feja e rreme.

Ky ishte Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo është ajo që Putini ka bërë sot. Prandaj, detyra jo vetëm e vendit tonë, por e të gjitha vendeve të botës, e të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, është ta ndalojnë Putinin tani. Veproni dhe veproni menjëherë. U bëj thirrje liderëve botërorë ta bëjnë këtë!”

Ndërkohë të gjithë jemi sy e vesh nga Ukraina, çfarë do të ndodhë pas takimit të delegacioneve ruse dhe ukrainase? A do bien dakord palët për paqe, apo do të vazhdojë Putin planin e tij për të pushtuar Ukrainën?

Takimi i dy delegacioneve është takimi i parë u dy vendeve në tryezë, që nga hyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë më 24 shkurt një datë që do të shkruhet në histori. Megjithatë shpresat për një përparim pas mbylljes së takimit të dy delegacioneve janë të pakta, shkruan BBC./albeu.com/