SPAK ka nisur hetimet për databazën e bërë publike pak ditë më parë në media, ku Partia socialiste kishte mbledhur të dhëna personale dhe private për cdo njeri në Tiranë.
Dosja e bërë publike kishte të dhëna mbi qytetarët nga “patronazhistët” e vendosur cep më cep Shqipërisë.
Ndërkohë që hetimet vazhdojnë nga SPAK, cdo ditë në media publikohen fakte skandaloze se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe investiguar për prirjet e tyre politike.
“… është parë në takimin e Tom Doshit në njësinë tonë. Dyshojmë që është e PSD pasi është shoqe me Bonën…”- shkruhet në databazën e PS për një qytetare të Tiranës duke vërtetuar se si përgjohen qytetarët nga militantët dhe njerëzit e paguar për këtë punë. /albeu.com/