Macron: Sanksionet ndaj Rusisë do të jenë të njëjtin nivel me agresionin e tyre

Presidenti i Francës, Emmanuel Macon ka reaguar sërish për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ai është shprehur se Franca do të godasë Rusinë me sanksione në të njëjtin nivel agresioni të Rusisë.

Ai thotë se Rusia mund të presë sanksione të ashpra që do të godasin ushtrinë e saj, ekonominë dhe sektorin e saj energjetik.

“Ne do ta mbështesim Ukrainën pa hezitim dhe do të marrim përgjegjësinë tonë për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e aleatëve tanë evropianë. Ngjarjet e natës së kaluar shënojnë një pikë kthese në historinë e Evropës”, tha Macron në një fjalim televiziv drejtuar kombit francez, duke qëndruar përpara flamujve francezë, të Bashkimit Evropian dhe të Ukrainës.

“Këtij akti lufte do t’i përgjigjemi pa dobësi, me qetësi, vendosmëri dhe unitet”, shtoi ai./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 15:53